Rusia u heq patentat personave transeksual. Shoferët nuk duhet të kenë ç’rregullime seksuale
Rusia nuk do tu lejojë personave transgjinor dhe transeksual që të marrin patenta.
Fetishizmi dhe ekzbicioni janë të përfshira gjithashtu në listën e "çrregullimeve mendore" që ndalon njerëzit të ngasin një makinë.
Qeveria thotë se është duke përforcuar kontrollet mjekësore për shoferët pasi Rusia kashumë aksidente rrugore.
Kumari "patologjik" dhe vjedhja kompulsive përfshihen gjtihashtu në këtë listë.
Psikiatrët rusë dhe avokatët e të drejtave të njeriut e kanë dënuar këtë veprim.
Kjo masë e re pason ankesat ndërkombëtare rreth sulmeve të Rusisë ndaj aktivistëve të të drejtave të gay-t.
Në vitin 2013 Rusia shpalli si të paligjshëm "promovimin e jeteses jo-tradicionale".
Valery Yevtushenko, nga Shoqata Psikiatrike ruse shprehu shqetësimin e tij në lidhje mekufizimet për dhënien e patentave. Ai tha se disa njerëz do të shmangin ndihmënpsikiatrike, duke iu trembur heqjes së të drejtës për t'i dhënë makinës.
Shoqata ruse e Avokatëve për të Drejtat e Njeriut e quajti ligjin e ri "diskriminues". Atathanë se do të kërkojnë sqarime nga Gjykata Kushtetuese e Rusisë dhe do të kërkojnë mbështetje nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Por Bashkimi i Shoferëve Profesional të Rusisë e mbështeti këtë veprim. "Ne kemi shumëshumë vdekje në rrugë dhe unë besoj se forcimi i kërkesave mjekësore për aplikuesit për patentë është plotësisht i justifikuar," tha kreu i bashkimit Alexander Kotov.
Mikhail Strakhov, një ekspert psikiatrik rus, tha për BBC se përkufizimi i "çrregullime të personalitetit" ishte shumë i paqartë dhe disa çrregullime nuk ndikojnë në aftësinë e një personi për t'i dhënë makinës i sigurtë.