Rusmali: Keni thënë se neni 115 nuk vepron për të gjitha shkarkimet! Përndryshe presidenti s’do kishte nxjerrë dekretin

Përfaqësuesi i Presidencës, Ilir Rusmali thotë se ankimimi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ishte nul sepse nuk është shkarkuar për shkelje kushtetuese. Sipas tij, nëse një kryetar bashkie ankohet në gjykatë për një çështje të caktuar, kjo e fundit nuk mund të pezullojë gjithçka vetëm se është i zgjedhur vendor. Sipas Rusmalit, vetë Kushtetuesja ka thënë se neni 115 i Kushtetutës nuk vepron për të gjitha shkarkimet.

Zaçaj: A mund të pezullohen zgjedhjet kur i shkarkuari ka sjellë ankim?

Rusmali: Nëse një kryetar vjen në Gjykatën Kushtetuese dhe sjell kërkesë padi për divorc nuk do t’i thoni o je kryetar bashkie dhe do pezullohet gjithçka. Do shikoni kush është shkaku ligjor i ankimit dhe në këtë rast do ta refuzoni me shkresë të thjeshtë të sekretarit të përgjithshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zaçaj: Nuk janë të ngjashme rastet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rusmali: Verifikimi i kompetencës ka lidhje me pikën 1 të nenit 115. Nëse ankimi nuk ka lidhje me pikën 1 të nenit 115 nuk mund të pretendojë ankuesi të përfitojë nga garancitë e pikës 2 apo 3. Dhe presidenti sheh nëse jemi përpara rastit të shkarkimit sipas pikës 1 të nenit 115. Nëse përgjigjia është negative nuk ka më diskutime. Ju e keni thënë se 115 nuk vepron për të gjitha shkarkimet. Nëse do thoshit se vepron për të gjitha shkarkimet, padiskutim që presidenti nuk do të kishte marrë këtë veprim.

Zaçaj: Mënyra se si vepron presidenti niset nga 115 3, verifikon nëse ka ankim dhe sheh nëse përmbushet neni 115 1 dhe më pas vepron për dekretim zgjedhjesh?

Rusmali: Presidenti nuk sheh fillimisht 115, por praktikën që i vjen në derë dhe shikon se kush është shkaku ligjor për shkarkimin e përmendur nga Këshilli i Ministrave, dhe nëse shkarkimi nëse është sipas c 62, dhe është i mbështetur në bazë të këshillit bashkiak. Më pas eventualisht nëse shkarkimi është sipas 115 atëherë interesimi i parë është nëse ka ankim brenda afateve kushtetuese për ankim. Nëse është shkarkim sipas 115, presidenti nuk mund ta konsiderojë njoftimin nga këshilli i ministrave pa kaluar 15 ditë, edhe pse afati është 48 orë, por shkarkimi duhet të jetë sipas 115. Shkarkimet e tjera që nuk kanë lidhje me 115 nuk ka motiv kushtetues e ligjor për ta penguar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?