Sa ton perime dhe fruta u prodhuan në Shqipëri gjatë një viti? Qarqet që kryesojnë listën

Në vitin 2016 u prodhuan 1.129 mijë ton perime, me një rritje prej 9.6 % krahasuar me vitin 2015.

Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve në Shqipëri arrihet në qarqet Fier, Tiranë dhe Berat me respektivisht 373.406, 121.661 dhe 120.105 ton.

Ndërkohë që qarqet Gjirokastër, Kukës kanë nivelet më të ulëta të prodhimit të perimeve, respektivisht me 13.714 dhe 14.171 ton.

Të dhënat janë bërë me dije në një raport të fundit të publikuar nga INSTAT, ku përveç prodhimit të perimeve janë publikuar edhe shifrat e prodhimit të pemëve frutore ku në vitin 2016 ishte 261.754 ton dhe u karakterizua nga një rritje prej 7.6 % krahasuar me një vit më parë.

“Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore arrihet në zonën jug-lindore të vendit, në qarkun e Korçës, duke u pasuar nga Elbasani, Fieri, Berati ndërsa Gjirokastra, Lezha dhe Vlora shënojnë nivelet më të ulëta të prodhimit të pemëve frutore”, thuhet në raport.

Shqipëria ka kushte klimatike që favorizojnë prodhimin e ullirit. Kështu në vitin 2016 u prodhuan 99075 ton ullinj duke pësuar një rritje 3.2% krahasuar me 2015.

“Sasia më e lartë i prodhimit të ullirit në Shqipëri është i përqendruar në zonat bregdetare dhe fushore me kushte klimatike mesdhetare: në qarkun Fier, Berat, Elbasan dhe Vlore. Zonat verilindore, me klimë të ftohtë, si qarqet Kukës, Korçë dhe Dibër, nuk janë zona të kultivimit të ullirit. Këto zona paraqiten ne hartë me ngjyrë më të hapur”, thuhet në raportin e INSTAT-it

SHKARKO APP