Sala prezanton në Milano strategjinë kombëtare për implementimin e Inteligjencës Artificiale në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, prezantoi në Milano strategjinë kombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, me fokus onkologjinë, gjatë Kongresit të Parë të Inteligjencës Artificiale në Onkologji, organizuar nga Shoqata Europiane për Inteligjencën Artificiale dhe Kërkimin Shkencor për Tumorin, e drejtuar nga mjekja shqiptare Arsela Prelaj.

Në fjalën e saj, ministrja Sala vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në avancimin e shkencës dhe në mbështetjen e reformave të shëndetësisë në Shqipëri, veçanërisht në fushën e onkologjisë dhe inovacionit teknologjik.

“Jam shumë krenare sepse presidentja e Shoqatës organizuese të Kongresit është një mjeke onkologe shqiptare, pjesë e diasporës. E asaj diaspore që po na ndihmon aktivisht në përmirësimin e sistemit onkologjik në Shqipëri, që nga Instituti i Onkologjisë, tek qendrat rajonale të onkologjisë dhe Rrjeti Shqiptar i Onkologjisë”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Sala theksoi se gjatë pjesëmarrjes në këtë kongres është prezantuar strategjia e qeverisë shqiptare për inteligjencën artificiale, inovacionin dhe digjitalizimin në shëndetësi, me fokus të veçantë shërbimin onkologjik, një prioritet i rëndësishëm në transformimin e sistemit shëndetësor në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po punojmë me intensitet për ndërthurjen e sistemeve digjitale, për përmirësimin e teknologjisë, si dhe për implementimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi. Shqipëria është një vend i vogël ku po ndërthurim teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, duke krijuar një model në rang kombëtar”, u shpreh ministrja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?