Sali Berisha dhe miqësia e tij me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban

Duke e cilësuar mik të shqiptarëve, ish kryeministri Berisha, ka zhvilluar një takim me kryeministrin hungarez, z. Viktor Orban. Në këtë takim, sipas Berishës ndër të tjera është diskutuar mbi zhvillimet në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike për të mbrojtur dhe zhvilluar vlerat e demokracisë në vend, revanshin e egër të qeverisë ndaj opozites dhe institucioneve të pavarura. “Të dashur miq, sot paradite u prita në një takim nga miku im i shquar dhe i shqiptarëve, Kryeministri i Hungarisë, z. Viktor Orban. Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike për të mbrojtur dhe zhvilluar vlerat e demokracisë në vend, revanshin e egër të qeverisë ndaj opozites dhe institucioneve të pavarura, zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin policor, recesionin dhe kolapsin ekonomik, si dhe lidhjet e ngushta të mazhorancës me krimin e organizuar. Në takim u diskutua gjerësisht mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekzistues të rëndësishëm të partive tona simotra. Unë shfrytëzova rastin për t'i shprehur kryeministrit Orban dhe qeverisë së tij mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, si dhe Partisë Demokratike në përmbushjen e misionit të vet”, shprehet Berisha në Facebook, duke theksuar që takimi ishte i hapur dhe i përzemërt.

SHKARKO APP