Salianji në Himarë: Pa demokraci të brendshme dhe respekt për anëtarët, PD s’ka besueshmëri përballë qytetarëve

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji në takimin me strukturat drejtuese në Himarë, kritikoi lidershipin aktual për shkatërrimin e garave dhe përjashtimin e anëtarësisë nga vendimmarrja, duke e cilësuar situatën si të papranueshme. Sipas Salianjit, pa demokraci të brendshme dhe respekt për anëtarët, PD-ja nuk mund të ketë besueshmëri përballë qytetarëve.

Postimi i plotë

Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë. Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave nga vendimmarrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen. Ata janë pronarët e Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?