Salianji nis takimet me demokratët për ndryshimin në PD, Bardhi: Asgjë shqetësuese!
Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë blu, përfshirë dhe Ilir Alimehmeti këtë të enjte, në atë që po cilësohet si ndryshimi për PD. Në emisionin “Opinion”, ai tha se nuk do që të komentojë gjëra që nuk janë serioze. Për të një takim për kafe mes demokratësh nuk ka asgjë shqetësuese për PD.
”Unë besoj se kemi ardhur për bisedë serioze, jo për të komentuar kafet që pinë kolegët çdo ditë. Secili prej nesh kur takohet me koleg, ka dhe biseda të caktuara. Salianji është anëtar i kryesisë, ka të gjithë shansin për të diskutuar në kryesi.
Alimehmeti është drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD. Fokusi duhet të jetë te skandalet e qeverisë. Të bësh një lajm se kolegët pinë kafe nuk e di, ne te kafja e PD jemi çdo ditë”,-tha Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

