Salianji sulmon Berishën: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet!
Ish-deputetit i PD-së, Ervin Salianji ka sulmuar Sali Berishën, teksa publikon një pjesë të dosjes Agasi-Beqiri.
Salianji i drejtohet Berishës, ndërsa hodh dyshime mbi heshtjen e këtij të fundit për mos përmendjen e Ermal Beqirit.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit në rrjetet sociale:
Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet.
Lëri llafet si llaxor lagjeje dhe dil, nëse ke guxim, publiko dosjet. Ja ku i ke, fakte jo haluçinacione prej frikës!
Sepse faktet janë kokëforta.
Ja ku e ke një pjesë të dosjes Agasi–Beqiri:
Në dokumente rezulton se shtetasja gjermane M.Sh. është kërcënuar se kishte hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe për këtë i është kërkuar të paguajë fillimisht 1 milion euro. Ky nuk është opinion, është vendim gjykate.
Po ti pse hesht?
A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi?
Sepse kur përballesh me të vërtetën, zhduket trimëria e rreme.
Ja ku e ke dosjen. Publikoje të plotë, nëse nuk ke frikë.
Sali kolltuku, për një karrige po bëhesh qesharak, po kthehesh ne Sali fatkeqesia jo vetem per demokratet por per gjithe shoqerine!
Po kthehesh në simbol të kapjes dhe degradimit, jo vetëm për demokratët, por për gjithë shoqërinë.
Por ke harruar një gjë, mua nuk më ble dhe as kërcenon dot askush, as ti!
Demokratët nuk janë dele. Janë guximtarë.
Dhe këtë regjim Rama–Berisha do ta çmontojmë, pjesë-pjesë.
KOHA JONË SONDAZH

