Salianji takim me intelektualët: Shqipëria pa parti funksionale, SPAK hapi rrugën për një pjesëmarrje të re politike

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji zhvilloi këtë të mërkurë një takim me intelektualë, aktivistë dhe pedagogë, ku në fokus ishte demokracia në vend dhe aktualiteti politik. Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi rëndësinë e funksionimit të partive politike si një element kyç për demokracinë. Ai u shpreh se pa parti politike që i nënshtrohen vullnetit qytetar dhe proceseve demokratike, nuk mund të ketë demokraci funksionale.

“Shqipëria prej kohësh ka një deformim të thellë të sistemin politik dhe përgjegjës është e gjithë klasa politike. Kjo solli institucione të dobësuara dhe vendimmarrje që nuk i shërben interesave të qytetarëve. Gjithçka bëhet për interesa të klaneve të caktuara.

Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve por dekurajim për të mos marrë pjesë në procese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket sikur debati real mbi ekonominë ose administratën publike nuk ekziston. Duket sikur zërat që reagojnë janë të çuditshëm, kur duhet të ishte e kundërta”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?