Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë fjalës në ”Samitin e Diasporës”, thotë se diaspora shqiptare përbën një dimension të pandashëm të identitetit kombëtar dhe një faktor kyç në zhvillimin e vendit. Në fjalën e tij, në ditën e dytë të  Samitit IV të Diasporës, Hoxha theksoi se ky takim nuk është thjesht një aktivitet i radhës, por një moment bashkimi për shqiptarët kudo që jetojnë.

”Nuk mblidhemi thjesht për një takim të radhës. Si çdo herë kur bëhemi bashkë, përfaqësojmë një komb të shtrirë në rajon dhe një shoqëri që jeton në shumë vende. Sot, në këtë sallë të madhe të mbushur plot, rreh një zemër e madhe. Një zemër që e bën këtë qytet më shumë se vetëm kryeqytetin e Shqipërisë, e bën një shtëpi të përbashkët për të gjithë ne.

Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes evropiane që i ka projektuar vetes, dhe këtë mund ta them me bindje edhe për Kosovën. Për shumë vite, marrëdhënia jonë me diasporën është parë si një rrugë me një drejtim. Sot ne e dimë që është një rrugë me dy kahe. Gjuha shqipe është ADN-ja jonë. Nuk është thjesht një mjet komunikimi; është kujtesë, është identitet, është vazhdimësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gabimi më i madh do të ishte të ngatërronim të përkohshmen me të përhershmen. Të sakrifikonim thelbin me lehtësinë e momentit. Nëse gjuha jonë, e cila u ka rezistuar shekujve në kohë shumë më të vështira, dobësohet sot, kur jemi më të ditur, më të fortë dhe më të lidhur se kurrë, atëherë përgjegjësia është vetëm e jona. Ky është mesazhi i kërkesës legjitime të studentëve në Maqedoninë e Veriut për të ushtruar të drejtat e tyre në gjuhën amtare. Ky samit nuk është një ceremoni. Është një hapësirë pune, një laborator idesh, një pikë takimi që vizioni i përbashkët të kthehet në bashkëveprim”, tha ndër të tjera Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?