Samiti IV i Diasporës, ministri Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Fert Hoxha publikoi agjendën e Samitit të Katërt të Diasporës, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 prill 2026 në Tiranë. Ky samit synon të forcojë lidhjet me shqiptarët në mbarë botën dhe të kthejë idetë në veprime konkrete për zhvillimin e vendit.
Në postimin e tij në rrjetin X, ministri Hoxha theksoi se “Përmes Rrënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar Forcohemi. Tre ditë energjie, idesh dhe bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota. Një samit që synon të kthejë lidhjet në veprim dhe vizionin në mundësi konkrete për të ardhmen”.
Sipas tij, Samiti do të ofrojë një program të detajuar me panele tematikë ku pjesëmarrësit mund të zgjedhin fusha të ndryshme interesi, duke përfshirë ekonomi, kulturë, art dhe teknologji. Pjesëmarrësit mund të plotësojnë formularin online për të rezervuar vendin e tyre dhe për të zgjedhur panelet që i frymëzojnë më shumë.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar bashkëpunimin me diasporën dhe për të shfrytëzuar potencialin e saj për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

