Samiti për Ukrainën, Rama publikon foton familjare me 27 liderët botërorë në Paris
Kryeministri Edi Rama është në mesin e liderëve botërorë që janë bërë bashkë në Paris, kjo për samitin e rëndësishëm të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (The Coalition of the Willing).
Kreu i qeverisë shqiptare mbërriti në Pallatin Élysée, ku u prit me nderime nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Rama ndau në rrjetet sociale një imazh nga ceremonia zyrtare, të cilën e shoqëroi me diçiturën: “Foto familjare e liderëve pjesëmarrës në takimin ‘The Coalition of the Willing’”. Samiti i cili mblodhi më shumë se 27 udhëheqës shtetesh dhe qeverish, kishte si objektiv madhor: finalizimin e një marrëveshjeje konkrete për garancitë e sigurisë së Ukrainës.
KOHA JONË SONDAZH





