Saranda, “perla” e bregdetit jugor

Emri i sotëm i Sarandës rrjedh nga prezenca e një manastiri të hershëm dhe të rëndësishëm kristian i “40 Shenjtorëve”. Rrënojat e këtij objekti ndodhen në Qafën e Gjashtës, në hyrje të qytetit.

ksamilSaranda shtrihet përgjatë bregdetit të Jonit dhe ofron një shëtitore të këndshme me palma, si dhe plazhe të vegjël zallorë.

Në qendër të saj gjenden rrënojat e qytetit antik të Onhezmit, i shkatërruar në shek V-të të e.s. nga dyndjet e barbarëve. Së fundmi, në vitin 2002 është zbuluar dhe një sinagogë.Vetëm 2 km në jug të Sarandës, në një kodër dominante, ndodhet kalaja e Lëkursit. Fortifikimi u ndërtua nga Sulltan Sulejmani gjatë fushatës për pushtimin e Korfuzit.Tashmë, në kala ndodhet një restorant, i cili krahas kuzhinës së pasur, ofron edhe një pamje të mrekullueshme të blusë së thellë joniane.

syri-kalter-3Në vazhdim të udhëtimit drejt jugut, bredgeti bëhet i larmishëm dhe ofron katër ishuj të vegjël të mbuluar me gjelbërim të përhershëm (zona e Ksamilit), faunë e florë të mrekullueshme detare.

Në anën tjetër ndodhet liqeni i Butrintit me ujë të kripur, pasi është lagunë bregdetare me origjinë tektonike, që lidhet me detin nëpërmjet kanalit të Vivarit 3,6 km i gjatë. Në këtë lagunë folëzon një numër i konsiderueshëm shpendësh detarë

SHKARKO APP