Sartri, kamerieri dhe alternativat
Po mendon se nuk ke zgjedhje tjetër? Mendo edhe një herë! Shkrimin e gazetarit Oliver Burkeman, Telegrafi ua sjell të plotë më poshtë.
Një nga reflektimet më të famshme (dhe më të neveritshme) të filozofit ekzistencialist Jean-Paul Sartre, ka të bëjë me kamerierin e një kafeneje, sjellja e të cilit ishte disi shumë kameriereske: “U afrohet klientëve të rregullt me një hap pak të shpejtë. Përkulet pak si me padurim. Zëri i tij, sytë e tij, shprehin një interesim pak si shumë të kujdesshëm”.
Pse? “Për të mashtruar vetveten”, përfundonte Sartri.
Kamerieri hidhet tërësisht në rol, sepse donte që ta bindte veten se nuk ka zgjedhje tjetër – se është “një lloj automatoni” esenca e të cilit e ka dënuar të jetë kamerier. Është më mirë të mendosh kështu sesa të ballafaqohesh me realitetin, domethënë se ai ka zgjedh të jetë kamerier dhe se është i lirë të bëjë zgjedhje tjera (edhe pse nuk mund të mos pyesësh veten se si Sartri, i cili praktikisht jetonte në kafene, do t’ia dilte mbanë nëse të gjithë kamerierët e Parisit do të silleshin si ai).
Kamerieri i Sartrit m’u kujtua ditë më parë, duke lexuar një artikull në revistën “Fast Company” që jepte sugjerime se si mund të përdorësh meditimin për t’ia dalë mbanë me stresin që po buron nga shikimi i episodeve të fundit të serisë “Game of Thrones”. Përzgjidhja ishte e qëllimshme, kur dihet se në tetë vitet e fundit Uesterosi i dhunshëm ishte brumë i mirë për shkrime. Megjithatë, dukej se e kapte një element thelbësor për jetën tonë të vitin 2019.
Por, meqë duhej ta shihnim serinë “Game of Thrones”, siç nënkuptonte artikulli, dhe meqë sezoni i fundit ishte emocionalisht irritues dhe rraskapitës, a ka kuptim të gjesh kohë në agjendë për pak meditim relaksues? Në fakt, është një zgjidhje më elegante për këtë problem: të mos e shohësh fare serinë “Game of Thrones”. Por, njëjtë si në rastin e kamerierit të Sartrit, mundësia e kësaj alternative nuk merrej parasysh.
Në të vërtetë, dyshoj se shumë njerëz janë ndjerë vërtetë të detyruar që ta shohin serinë “Game of Thrones”. Shumica prej nesh e bëjnë këtë gabim, në një aspekt apo tjetër. Teknologjia digjitale na ofron një mori shembujsh. Ne e nxisim veten të besojmë se diçka është pjesë e padiskutueshme dhe pandarë e jetës moderne – si të qënit në Facebook, të mbash telefon të zgjuar, të qënit i qasshëm në email gjatë fundjavës, të qënit në rrjedha të lajmeve – dhe kështu kërkojmë mënyrën për të shmangur këto anë negative, në vend se ta pyesim veten nëse ato janë vërtetë të domosdoshme.
E keqja është se disa prej këtyre gjërave janë të detyrueshme: edhe nëse nuk do, cilido mund të gjendet në situatën kur duhet të jetë patjetër i disponueshëm gjatë fundjavës, ose të jetë në Facebook, ose të punojë kamerier. Por, të njëjtat forca ekonomike që na detyrojnë të bëjmë zgjedhjet si këto, duan të na shtyjnë të besojmë se zgjedhjet tona janë më të detyrueshme sesa që janë në të vërtetë.
E vërteta është se sado pak mundësi që ke, ke më shumë alternativa seç mund të besosh. Këtyre ditëve, nëse do ta akuzonte kamerierin për dështim në vlerësimin e një morie të alternativave, Sartrit do t’i thuhej qe t’i shikonte privilegjet e tija dhe kjo do të ishte mjaft e drejtë. Dhe, nuk do t’i shkonte pas kur e ka gabim. Ndoshta nuk ka nevojë të bëjë gjërat që vetes ia ke thënë se duhet t’i bëjë. Ndoshta do të nervozohet e do të dalë nga kafeneja, pa u lodhur se filozofi po kërcet gishtat për një tjetër kafe espreso. /Telegrafi/