Së shpejti arrin smartfoni 4G më i vogël në botë, njihuni me specifikat
Për momentin, fondi i tanishëm ka arritur mbi 100 mijë dollarë në Kickstarter. Në fakt, ky fond është duke u mbledhur për smartfonin 4G më të vogël në botë të quajtur Jelly.
Me fjalë të tjera, kjo pajisje shumë e vogël vjen me të gjitha karakteristikat e një smartfoni, do të punojë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat, si dhe do të ofrojë mbështetje për lidhjen 4G LTE.
Gjithashtu, smartfoni 4G do të vijë me ekran 2.45-inç LCD me rezolucion prej 240 x 432 pikselë, kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 2 megapikselë. Do të jetë në dispozicion në dy versione, do të thotë në version normal dhe Pro, i cili do të jetë më i fuqishëm.
Jelly do të vijë me 1 GB RAM memorie dhe 8 GB memorie të brendshme, ndërsa versioni i tij Pro me 2 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 32 GB përmes kartelës microSD. Të dy këta, smartfonët më të vegjël në botë, do të vijnë me procesor 1.1 GHz me katër bërthama dhe baterinë me kapacitet prej 950 mAh.
Sa i përket çmimit, Jelly do të kushtojë rreth 60 dollarë, ndërsa Jelly Pro rreth 75 dollarë.