Sean Paul bëhet baba për herë të dytë, vjen ne jetë Remi Leigh

Sean Paul është bërë baba për herë të dytë. Këngëtari mirëpriti në jetë vajzën e pagëzuar me emrin Remi Leigh Henriques.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Jodi me anë të postimeve në mediat sociale.

Foshnja lindi më 20 gusht dhe peshonte 3.8 kg. Çifti gjithashtu janë prindër të një djali 2-vjeçar, Levi Blaze.

Dhe vogëlushi tashmë po mëson të ushqejë motrën e tij.

Paul dhe Jodi i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në maj të vitit 2012.

SHKARKO APP