Seanca dëgjimore në ERE, qeveria: Çmimi i ri, jo më lart se mesatarja aktuale
shoqërisë civile, tre operatorët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me rritjen e cmimit të energjisë.
Qeveria kërkoi nga Enti Rregullator i Energjisë që cmimi pas ristrukturimit të mos jetë më i lartë se cmimi mesatar me të cilin e paguajnë sot energjinë konsumatorët familjarë.
KESH ka kërkuar të mos ndryshohet tarifa për prodhimin e energjisë 1 lekë për kilovatorë, por rritje të tarifës së shitjes me shumicë, nga 2.2 në 3.48 lekë.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare shpjegoi arsyet e kërkesës së saj për rritje të çmimit nga 2.2 në 3.48 lekë, duke theksuar se aplikimi i rritjes së çmimit të energjisë, vjen si rezultat i synimit për të kryer në mënyrë sa më optimale veprimtarinë e saj.
KESH theksoi se kërkesa fillestare ishte për rritje të çmimit në 3.34 lekë për kilovat/orë, por u ndryshua në 3.48 lekë për kilovat/orë, dhe se ky ndryshim ka ardhur si ndryshim edhe i kërkesës në rritje të OSHEE. Kjo pasi KESH kryen dy veprimtari siç është prodhimi dhe
furnizmi me shumicë i energjisë.
Për të plotësuar kërkesën e OSHEE për sasinë 4544 gwh, ku 1154 gwh do të blihen nga prodhuesit e vegjël me një vlerë 10 144 milionë lekë. Sipas KESH për të mbuluar të gjitha shpenzimet është i nevojshëm rritja e çmimit nga 2.2 në 3.48 lekë.
“Aplikimi i KESH mbështetet në ligjin për sektorin energjetik, i cili përcakton që ERE përcakton tarifën për veprimtaritë e rregulluara të energjisë. Nëpërmjet tarifave të reja KESH synon kryerjen normale të veprimtarisë së saj. Gjithashtu ky aplikim synon realizimin
e funksionit të furnizimit me energji të konsumatorëve. Aplikimi i KESH fillon me parashikimin e prodhimit të energjisë elektrike. Kriteret mbi të niveli i rezervuarit të Fierzës në fillim të vitit 2015, i cili përfaqëson një nivel optimal, që është mëse i nevojshëm për të garantuar prodhimin e duhur për vitin 2015. Ky nivel parashikohet që të plotësohet me prurjet e ERE në masën 75%. Të dy këto kritere parashikojnë të japin mbi 3460 gwh bruto. Çmimi për këtë do të mbetet i pandryshuar në 1 lekë për kilovatorë. Duke qenë se KESH kryen dy veprimtari, ku veç prodhimit edhe furnizminin me shumicë, kërkesa e OSHEE, për sasinë 4544 gëh, do të mbulohet nga prodhimi i prodhuesve të vegjël të energjisë, e cila parashikohet 1154 gëh. Llogaritjet tona janë bazuar mbi çmimet aktualet të HEC, e cila mesatarisht është 8.8 lekë për gwh. Blerja e energjisë në lekë shkon 10 144 milionë lekë. Shpenzimet operative parashikohen 2.4 milionë lekë. Pra kërkesa jonë është për çmimin 3.48 lekë. Aplikimi fillestar ishte për 3.34 lekë por ndryshimi vjen si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së OSHEE”, sqaruan përfaqësuesit e Koorporatës.
OST gjithashtu ka kërkuar rritje me 12.8% të çmimit për shërbimin e vet, duke kaluar nga 0.65, në 0.73 lekë.
OSHEE kërkon rritje me 38% më shumë për tarifën e shërbimit të shpërndarjes dhe nga 7 lekë për kilovat/orë që është aktualisht tarifa mesatare e shpërndarjes, operatori kërkon që të rritet në 12 lekë për kilovat/orë.
Brenda dhjetorit të këtij viti Bordi Komisionerëve të EREs pritet të marrë një vendim përfundimtar me qëllimin që masat e reja për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të aplikohen që më 1 janar të vitit 2015.