Seanca e parë e Kuvendit pritet të mbahet më 12 shtator

Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, pritet të mbahet në datën 12 shtator. Një ditë pas Asamblesë së PS-së, ku kryeministri Edi Rama do të shpallë qeverinë e re, pritet që të zhvillohet mbledhja e parë e Kuvendit.

Janë mësuar disa detaje të reja për ndryshimet në komisionet e Kuvendit. Komisioni i Integrimit do të bashkohet me Komisionin e Jashtëm dhe do të drejtohet nga PS-ja. Prej dy dekadash, Komisioni i Integrimit është drejtuar nga opozita, por duket se në këtë legjislaturë PD-ja do ta humbasë këtë pozicion.

Pritet që Komisioni i Ligjeve të ndahet në dy komisione: Ligjet dhe të Drejtat e Njeriut. Këto ende janë në fazë diskutimesh dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë PS-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?