Seanca në Kushtetuese për shkarkimin, burgjet: Morëm masa për transportin e Veliajt të premten

Këtë të premte Erion Veliaj pritet të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimimi i tij për vendimin e marrë nga qeveria për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Drejtoria e Burgjeve i është përgjigjur ”Report Tv”, duke bërë me dije se nga ana e institucionit janë marrë të gjitha masat e nevojshme të parashikuara në protokollet e sigurisë, për të shoqëruar Veliajn nga paraburgimi i Durrësit drejt Gjykatës Kushtetutese. Mbetet në vullnetin e Erion Veliajt nëse do të pranojë të marrë pjesë apo të pranojë të shoqërohet për në Gjykatën Kushtetuese ditën e premte, pra më datë 31 tetor.

Kushtetuesja më datë 9 tetor i ka dërguar shkresë Veliajt në qeli, si palë në proces, duke e pyetur nëse do që të jetë i pranishëm në seancë. Më datë 13 tetor kanë informuar Drejtorinë e Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erion Veliaj ankimoi në Kushtetuese shkarkimin e tij më 25 shtator nga qeveria, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak. Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por ky dekret u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga gjykata Kushtetuese deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?