Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak u bë avokati i tij. Zbulohet arsyeja

Sot në orën 11:00, në GJKKO ishte parashikuar seanca e parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.

Avokati i Metës i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit edhe në këto kushte seanca e ditës së sotme është shtyrë në datën 9 tetor. Avokati Kujtim Cakrani kishte dorëzuar kërkesë për shtyrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?