Seanca për Veliajn, Altin Dumani: Transmetimi live nuk ka lidhje me ndalimin e kamerave në sallë
Prokurori Altin Dumani ka ndërhyrë sot gjatë seancës në procesin ndaj Erion Veliajt, duke shpjeguar pse gjykata duhet të rrëzojë kërkesën e Veliajt për transmetimin live të seancave.
“Për seancën publike gjykata ka marrë vendim, pa prezencë kamerash me transmetim live. Nuk mund të krahasohen seanca publike me seanca live. Ligji parashikon qartë, thuhet seancë publike, sot kemi prezent gazetarë e persona të interesuar. Nuk bazohet në ligj kërkesa për transmetim live. Në çështjet penale në rajon, Europë apo në SHBA, nuk transmetohet live. Gjykata është shprehur disa herë për seancë publike, jo live“, tha Dumani.
“Seancat live, pra të transmetuara në kohë reale në televizione, në fakt nuk ndodhin pothuajse në asnjë vend. Por kjo nuk ka asnjë lidhje me ndalimin të pranisë në sallë së kamerave për TA REGJISTRUAR seancën dhe për ta transmetuar më vonë.
Nga materiali i regjistruar mund të hiqen fytyrat e personave që nuk duhet të shfaqen (ndërsa ruhen zërat, të cilët shpesh janë më të vlefshëm sesa figura), dhe më pas materiali transmetohet. Ky është koncepti i një seance publike: pra, një proces gjyqësor që zhvillohet me transparencë maksimale edhe për opinionin publik.
Në shumicën e gjykatave të vendeve demokratike, prania e kamerave lejohet, përveç rasteve kur gjyqi zhvillohet me dyer të mbyllura. Por këto janë përjashtime, jo rregulli.
Edhe në Shqipëri, deri pak vite më parë, kamerat lejoheshin. Tani, me SPAK-un, rregullat kanë ndryshuar“, ka thënë Dumani më tej.
KOHA JONË SONDAZH

