Sekretari i Përgjithshëm i PD i përgjigjet Topallit, Selamit e Bregut: Kërcitjet e fundit të “shtrëngatës”

Placeholder Image

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka thumbuar kolegët e tij, Jozefina Topalli, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu, ku këta të fundit lëshuan kritika në drejtim të Lulzim Bashës.

Deputeti i PD-së me anë të një statusi të shkurtër në ‘Facebook’, që përkon me të njëjtën orë kur reaguan dhe deputetët demokratë, ndërsa ai shprehet se këto janë ‘kërcitjet e fundit’, ndërsa theksoi se shtrëngata po mbaron. Ai paralajmëroi më tej se shumë shpejt koha e bukur do të agojë.

“Këto janë kërcitjet e fundit. Mesa duket shtrëngata po mbaron dhe kohe e bukur do agojë”, citohet në mesazhin e demokratit.

Ditën e sotme, deputeti Eduard Selami kritikoi hapur linjën e drejtimit që po ndjek kreu i PD-së, Basha, ndërsa pohoi se bojkoti i zgjedhjeve dëmton rëndë Shqipërinë. Më herët ishte deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, njëherazi kryetare e Komisionit parlamentar të Integrimit, që nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” kërkoi publikisht nga kryetari demokrat, Basha të heqë dorë nga vendimi për të mos e futur PD-në në zgjedhjet e 18 qershorit.
Arben Ristani
Në këtë linjë ishte dhe deputetja Jozefina Topalli, e cila pohoi në një prononcim për ‘BalkanWeb’ se: “kam kërkuar prej disa javësh mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së për të diskutuar se çfarë do të bëhet me pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe për t’u njohur me kostot e bojkotit që lidershipi i PD ka vendosur në raport me zgjedhjet”, – ka pohuar Topalli duke mos preferuar të japë më shumë detaje.

SHKARKO APP