Seksi? Nuk është asnjëherë vonë për “moshën e tretë”
Rreth 38.5% e meshkujve mbi 75 vjeç dhe 16.7% e grave, kanë pasur të paktën një marrëdhënie seksuale gjatë vitit të fundit. Studimet tregojnë se aktiviteti seksual mban gjallë organizmin
Rreth 20-25% e të moshuarve mes 75 dhe 85 vjeç, thonë se kanë pasur të paktën një marrëdhënie seksuale në vitin e fundit. Këtë e pohon mjeku psikiatër, Leo Nahon, dikur drejtor i pavionit psikiatrik të spitalit Niguarda të Milanos.
Të dhënat evidentojnë që “një përqindje më e madhe se sa pritej, mban të gjallë një jetë seksuale të vërtetë”. Studime të shumta shkencore, kanë treguar efekt pozitiv në aktivitetin seksual të organizmit.
Tre burra në çdo dy gra – “Në një raport të ‘New England Journal of Medicine’, – ka zbuluar Lahon, – rezulton se në grupin e moshës mes 75 dhe 85 vjeç, 38% e meshkujve dhe 16.7% e grave, pranonte se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me një partner në vitin e shkuar”.
Në bazë të të dhënave, kanë nënvizuar ekspertët, “për çdo dy gra, tre burra janë të gatshëm të përjetojnë një përvojë të tillë, gjë që lë të kuptohet se ata kërkojnë partnerë shpesh më të rinj se vetja”.
Koncepti i seksualitetit – Sa i takon marrëdhënies, ekspertët shpjegojnë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një raport seksual i plotë, pasi “ka edhe forma të tjera të erotizmit seksual që të moshuarit mund të gjejnë”.
“Gjithsesi, – ka shtuar Lahon, – as mjeku i familjes dhe as specialisti, kur ndodhen përballë një 70-vjeçari, nuk flasin mbi temën e seksualitetit”.
Problemi i mohimit të temës së seksualitetit tek të moshuarit, kanë nënvizuar studiuesit, “është paradoksalisht i zakonshëm në shumë vende, jo vetëm në Europë, ku të moshuarit trajtohen nga mjekët si të rinj adoleshentë, sikur kjo temë të mos kishte të bënte me ata dhe në të vërtetë sikur të mos kishte ekzistuar ndonjëherë”.