Sektori i ndërtimit, Rama zbulon paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit: Në Tiranë nuk blen dot me cash
Kryeministri Edi Rama flet për sektorin e ndërtimit dhe për shitjen dhe blerjen e tyre, për të cilat tha se sot në Tiranë nuk blen dot me cash. Sipas tij, të gjithë këta janë njerëz që blejnë me bankë, nuk blejnë me trasta. Po ashtu, Rama foli edhe për fonde të huaja që duan të investojnë në Shqipëri.
”Nëse shohim te Marina e Durrësit janë të gjithë njerëz që kanë bërë prenotime dhe janë shqiptarë të diasporës, shqiptarë të Kosovës, janë disa shqiptarë të këtushëm dhe nuk e di se sa nacionalitete të huaja që kanë prenotuar për të blerë atje. Të gjithë këta janë njerëz që blejnë me bankë, nuk blejnë me trasta. Po t’i referohemi ndërtimeve dhe shitjeve në Tiranë sot dhe besoj ti e ke dëgjuar nga zhvilluesit, sot blerja me cash nuk ekziston në Tiranë. Nuk ndodh, nuk blen dot me cash në Tiranë. Sepse edhe sistemi i forcimit të parave është forcuar jashtëzakonisht shumë, gjë që na ka nxjerrë nga lista gri. Mjafton t’i referohesh të gjithë transaksioneve që bëhen. Janë transaksione bankare”, tha Rama.
Nga ana tjetër, kryeministri paralajmëroi edhe një patë të re të qeverisë që do të shtojë ndëshimet për personat që ndërtojnë pa leje si dhe për inspektorët që tolerojnë raste të tilla. ”Ka paligjshmëri akoma, sidomos në disa pika si në Vlorë. Ku po godasim humb fortë, ku po shembim me dinamit dhe ku po sekuestrojmë”,-tha Rama.
Po pse i latë deri tani?
Shteti nuk mund të parandalojë gjithçka. Shteti ka mangësitë e veta, por e para paratë e korrupsionit nuk thuhen mbrapa, paratë e korrupsionit nuk paguhen se edhe ajo është vepër penale. Pasi ke paguar paratë dhe pasi ta kanë shembur duhet të kesh një moment krenarie që të thuash e ndërtova erdhët ma shembët, por unë paratë ia dhashë këtij. A ke dëgjuar ndonjëherë? Kanë shkelur ligjin dhe kanë investuar në një marrëzi. Nuk po them që zinxhiri i kontrollit nuk ka ceduar, ka ceduar dhe ka ceduar shumë. Për këtë arsye në paketën e re që besoj do e prezantojmë në javën e ardhshme do të fusim dhe përgjegjësin e drejtpërdrejtë dhe të symbylljes. Ti nuk mund të thuash nuk e pash, duhet ë mbash përgjegjësi ligjore që nuk e kemi sot. Këto janë sfida që i kanë kaluar dhe jetojnë dhe sot vende shumë të mëdha.
Pse nuk i prishët para zgjedhjeve?
Sepse e para ndërtimet që janë prishur në këtë periudhë janë ndërtime që janë bërë nga momenti i parë që unë kam shkuar atje deri më pas. Kur kam filluar të flas për Thethin edhe pa shkuar, kur shkoja në Himarë. Që atëherë kanë filluar, marrëzizht. Mosprisha ka ardhur edhe si rezultat i faktit se kur ka ardhur deri këtu te ne në Tiranë, gjërat ishin bërë fakt. Ata që kishin përgjegjësi për këtë janë shkarkuar të gjithë nga puna.
A ka lidhje kjo me faktin që Thethi votoi për PD?
Nuk e di fare për ka votuar Thethi sot që më pyet. Nuk e di, nuk kam pyetur dhe nuk më interson për kë ka votuar as Thethi dhe askush tjetër kur vjen puna te këto veprime.
KOHA JONË SONDAZH

