“Selfie, lojëra dhe kafe”, deputetët ‘kapen mat’ në Kuvend (VIDEO)

Varësisë ndaj teknologjisë nuk kanë mundur t’i “shpëtojnë” as deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Madje, aparatët celularë dhe interneti duket se janë mënyra më e mirë për t’i shpëtuar orëve të gjata të seancave parlamentare.

Teksa në ambientet e Kuvendit mbahet seanca e radhës, deputetët janë kapur nga paparaci duke lundruar në internet, duke komunikuar online, e madje duke bërë selfie.

Madje ka momente kur i sheh të gjithë me celular në duar, thuajse në seancë janë të pranishëm vetëm fizikisht. Në rubrikën “Ups” të emisionit “Kjo javë” në “News 24”, këtë herë janë përcjellë momentet më pikante nga seanca plenare, por edhe nga komisionet parlamentare, ku deputetët shfaqen duke pirë kafen.

Në një tjetër moment, nuk mungojnë as batutat e deputetit socialist Alfred Peza, i cili duke folur për gazetarët para ambienteve të Kuvendit për të sqaruar të vërtetën sipas tij për “kursimet 1 milionë dollarë” është shprehur: “Në Shqipëri kur e ke bishtin ta heqin, kur nuk e ke ta vënë”.

“Unë u bëra delja e zezë … Ky djali i Sali Berishës edhe punoka more…”, – thotë më tej Peza.

(Balkanweb)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mTaiCJUbELg” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP