”Seancë si kjo nuk kam parë as në Austri”, Braçe: Absurde, i kërkoni llogari prokurorit pse është zhvlerësuar euro
Deputeti i PS-së, Erion Braçe gjatë fjalës në Kuvend, iu drejtua opozitës sa i përket pyetjeve të drejtuara për kryeprokurorin Altin Dumani.
”Sapo ju dëgjova që kanë akuzuar dikë se ka zbatuar programin e partisë së tij. Pesë minuta më pas i kërkove kryeprokurorit pse nuk keni arrestuar dikë që ka zbatuar programin e partisë së tij. Nuk kam parë seancë si kjo, as në Austri ku është arrestuar kryeministri. Nuk kam parë seancë si kjo në parlamentin grek, kur herë pas here janë arrestuar ministra.
Nuk kam parë seancë si kjo as në Itali, në Parlamentin Italian, ku janë arrestuar ministra e kryeministra me thes. Nuk kam parë seancë si kjo as në Parlamentin francez, ku u arrestua presidenti. Nuk kam parë seancë si kjo as në Gjermani, ku është akuzuar për korrupsion ‘babai i Europës’, Helmut Kohl.
Absurdja që shikoj këtu është kur prokurorit i kërkohej llogari për zhvlerësimin e euros dhe jo forcimin e lekut. Që prokurori të merret me kursin e këmbimit të euros është mbi detyrën e tij. Kur bëmë Reformën në Drejtësi, këtë kishim parasysh: të ndanim drejtësinë nga politika. Mendoj se ja kemi dalë në momentin kur kryeprokurorët e SPAK-ut nuk emërohen nga politika, por nga KLP-ja. I gjithë presioni politik që zotëria foli, na bën ne përgjegjës në këtë aspekt”,-tha Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

