Senati miraton Eric Wendt si ambasador të Amerikës në Shqipëri

Eric Wendt i nominuari për Ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka marrë një votë pozitive në Senat. Ky i fundit ka miratuar një rezolutë procedurale që lejon shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratës amerikane në Kalendarin Ekzekutiv, mes të cilave edhe kandidatura e Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri.

Rezoluta u miratua të enjten, më 30 korrik, me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas vijave partiake. Përfshirja e emrit të Eric Wendt në këtë listë nuk përbën ende konfirmimin e tij si ambasador, por i hap rrugën shqyrtimit dhe votimit të kandidaturës së tij nga Senati.

Nëse konfirmohet, Wendt do të bëhet ambasadori i parë i SHBA-së në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023. Prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Shqipëri është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa kandidaturat e mëparshme nuk arritën të finalizoheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?