Sensibilizimi – Prindërit publikojnë fotot e të birit në spital për shkak të drogës e alkoolit

Prindërit kanë bërë disa fotografi të djalit të tyre 13 vjeç, të shtrirë në spital për shkak të përdorimit të drogës dhe alkoolit. Billy Nethercot  e kaloi natën në rrugë pas pirjes së alkoolit dhe hashashit në një festë në Thurmaston, Leicestershire. Pas kësaj ai përfundoi në spital sepse gjendja shëndetësore iu rëndua.

Nëna Pam, 52 vjeçe dhe babai Bill, 55 vjeç, kanë shpërndarë në rrjetet sociale  imazhet e djalit të tyre të shtrirë në shtrat në spital, në përpjekje për të paralajmëruar prindërit e tjerë. Zonja Nethercot tha: -“Ne ishim  të lumtur që ai shkoi për të festuar tek miqtë e tij,  por nuk e dinim se po shkonte në një festë të madhe. Kur vaja ime pa një foto të tij në Snapchat na tha neve se ai ishte vetëm 13 vjeç dhe nuk i lejohej që të tymoste.

Fillimisht ne menduam se ishte thjeshtë një cigare, por më pas kuptuam se bëhej fjalë për marijuanë. E telefonuam që ai të kthehej në shtëpi, por një burrë u përgjigj në telefonin e tij. Ai ishte një ndihmës-mjek dhe na tha se djali ndodhej në ambulancë e do të shtrohej në spital”.

SHKARKO APP