Serbët, simpati apo po tallen me gjoksin dhe të pasmet e këngëtareve tona?!
Format bombastike të disa prej fenomeneve të muzikës nga trojet shqiptare, nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së mediave serbe të cilat kanë shkruar për gjoksin e Encës, të pasmet e Kallashit, Shkëndije Mujës, Fjolla Morinës etj.
Në një artikull të informer.rs, thuhet: “Serbet nuk ka konkurrencë kur është fjala për bukuri, por as fqinjët nga Shqipëria nuk janë keq. Falë rrjeteve sociale, ato nuk fshihen më nën shami dhe fustane deri në tokë, përkundrazi, bukurinë e tyre ia kanë ofruar gjithë botës. Dhe po…kemi vërejtur se të gjitha janë këngëtare dhe të gjitha kanë të pasme të bujshme”, – shkruan gazeta serbe.