Sërish shifra të larta të rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i viktimave nga koronavirusi

Vijon të jetë i lartë numri i rastev etë reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 177 persona dhe kanë humbur jetën 2 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, rastet pozitive janë konfirmuar në Shkup janë regjistruar 105 raste, në Kumanovë-26, në Dibër-1, Shtip-15,Tetovë-13, Strugë-1, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Kumanova dhe Shkupi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 8 pacientë të shëruar. Tre nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 4 nga Velesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.787 persona me koronavirus, prej të cilëve 1629 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 149 pacientë. Për momentin ka 1009 raste aktive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?