Sërish tensione në Kuvend. Peleshi kalon pa debat rendin e ditës, mbyllet seanca
Seanca në Kuvend ditën e sotme u shoqërua nga debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, për opozitën ka përgjegjës shtetin, ndërsa akuzon institucionet për dështim në garantimin e masave të sigurisë.
Ndërsa mazhoranca akuzoi deputetët e PD se po bëjnë politikë me vdekjen.
Mes tensioneve dhe debateve të vazhdueshme, seanca u ndërpre dy herë por sërish situata nuk ishte e qetë.
Në këto kushte, edhe pse ishte parashikuar që të zgjaste 10 orë, mazhoranca kaloi në votim rendin e ditës dhe seanca u mbyll për 60 minuta.
KOHA JONË SONDAZH

