Sezoni turistik, plazhi i Zvërnecit pret pushuesit e parë
Në zonën e Zvërnecit në Vlorë, po i jepet dora e fundit infrastrukturës pritëse për pushuesit. Operatorët privatë kanë sistemuar zonën të shumëpreferuar nga pushuesit familjarë. Gjithashtu këtë sezon, subjektet i kanë të përgjysmuara taksat e plazhimit pas lehtësirave fiskale nga bashkia e Vlorës.
Në plazhin e Zvernecit në Vlorë kanë nisur përgatitjet për mbarëvatjen e sezonit turistik.
Operatorët privatë kanë nisur sistemimin e rërës, ndërsa janë vendosur çadrat e para të kashtës.
Nxënësit e shkollave janë pushuesit e parë të vijës bregdetare të Zvërnecit, të cilët shijojnë disa orë pranë detit.
Zvërneci është destinacion i preferuar kryesisht për familjarët për shkak të hapësirave të bollshme të rërës dhe qetësisë.
Taksa e shfrytëzimit të hapësirave publike për plazhim në Zvernec do te kushtojë 450 lek /m2, thënë ndryshe rreth 50% më pak se një vit me parë pas lehtësirave fiskale nga bashkia e Vlorës.