Sezoni turistik, policia shqiptare dërgon në Malin e Zi 4 oficerë

Sezoni turistik ka rritur nevojën për rritjen e sigurisë dhe për këtë Mali i Zi ka firmosur një protokoll me policinë shqiptare.

Protokolli përcakton se Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi 4 oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore deri më 31.08.2019.

Ata do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ata do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me qëllim parandalimin e veprave kriminale si: trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm, prostitucionin, trafikun e lëndëve narkotike, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protokolli u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljovic.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?