Sfidat Evropiane dhe Globale të Ujit – Xhelal Mziu, në Konferencën Ndërkombëtare të Ujërave të Danubit

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, merr pjesë në konferencën e Ujërave të Danubit në Austri ku adresohen sfidat Evropiane dhe Globale të Ujit. Menaxhimi i Qëndrueshëm i Ujit në axhendën e Kryetarëve të Bashkive të Evropës Juglindore. Në qendër të kësaj konference është menaxhimi i qëndrueshëm i ujit. Kryebashkiaku Mziu është i ftuar si delegatet nga Shqipëria edhe për Asamblenë e NALAS-it (Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Vendore të Evropës Juglindore).
Këtë vit Asambleja e Përgjithshme XII e NALAS-it zhvillohet në kuadër të Konferencës Vjetore të Ujit të Danubit (17-19 maj 2017, Vjenë, Austri), duke mbledhur së bashku kryetarët e bashkive të Evropës Juglindore, që të diskutojnë për tema të cilat lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të ujit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e tyre. Si pjesë e programit të konferencës, NALAS do të mbajë një sesion trajnimi për rolin e qeverive vendore në planifikimin e investimeve dhe përmirësimin e performancës së shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve, ndërkohë që kryetarët dhe përfaqësuesit e tyre do të marrin pjesë në seminare të ndryshme gjatë programit dyditor të konferencës.
Në këtë ditë të dytë të konferencës tema diskutimi do të jenë konceptet kryesore në financimin e ndërmarrjeve të ujit; roli i qeverive vendore në planifikimin e investimeve dhe përmirësimin e performancës së këtij shërbimi; rëndësia e vendimmarrjes së informuar në procesin e planifikimit të investimeve për investime kapitale në këtë sektor; fushat kyçe të menaxhimit efektiv të shërbimeve; mjetet për vendime të informuara për investimet në shërbimet e furnizimit me ujë; kontraktimi i bazuar në performancën në mes të bashkive dhe shërbimeve publike të ujit për shërbime më të mira vendore; adresimi i sfidës së shërbimit të furnizimit me ujë; financimi i infrastrukturës së trajtimit të ujërave të zeza dhe funksionimi i saj etj. Në këtë konferencë marrin pjesë më shumë se 150 përfaqësues të sektorit të ujit nga më shumë se 15 vende për të diskutuar për sfidat që lidhen me financimin e shërbimeve të ujit në rajonin e Danubit. Konferenca në bashkëpunim me Konferencën e Treguesve të Performancës (IËA). Kjo konferencë është një forum tradicional ku shkëmbehen idetë dhe metodologjitë. Mbledhja e konferencave së bashku mundëson një shkëmbim të pasur të përvojave midis pjesëmarrësve.

SHKARKO APP