SGS përmirëson përvojën e klientit në qendrat e kontrollit teknik

Qendra e Kontrollit teknik te makinave SGS ka shtuar shërbime dhe linja të reja të kontrollit teknik në Shqipëri për të përmirësuar përvojën e klientit gjatë inspektimit të detyrueshëm të automjetit. Janë mundësuar linja të reja të kontrollit teknik dhe është shtuar shërbimi i prenotimit online i cili është vënë në zbatim tashmë në Tiranë, Shqipëri për të ndihmuar klientët për një hyrje dhe dalje sa më të shpejt nga Qendra e Kontrollit teknik të menaxhuara nga SGS.

Në vitin 2009, falë një historie të gjatë me përvojë në industrinë e automjeteve dhe pas përcaktimit të kontrollit teknik të detyrueshëm, SGS fitoi një kontratë konçesionare nga qeveria shqiptare për ofrimin e shërbimeve të kontrollit teknik të detyrueshëm në Shqipëri për një periudhë 10 vjeçare. SGS operon aktualisht në një rrjet prej 15 qendrash të kontrollit teknik të shpërndara në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme cilësinë e shërbimit të automjeteve që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Inspektimi i detyrueshëm i automjeteve garanton se gjithë pjesët dhe sistemet të automjeteve të rëndësishme për sigurinë e drejtuesit dhe të pasagjerëve dhe për automjetet e tjera në rrugë u janë nënshtruar kontrolleve dhe verifikimeve. Ekipi teknik i SGS është i përbërë nga profesionistë me kualifikime dhe çertifikime të larta të cilët garantojnë se çdo inspektim është kryer më kujdes bazuar në kriteret e inspektimit të përcaktuara nga qeveria e Shqipërisë.

Me qëllim ofrimin e një shërbimi më të mirë ndaj klientit, SGS po rrit kapacitetet kontrolluese duke investuar në dy Linja Kontrolli të reja në Tiranë, të cilat do të jenë në gatishmëri brenda pak ditësh, si dhe gjithë Qendrat e Kontrollit Teknik do të qëndrojnë hapur edhe të shtunave dhe të dielave.

Për më tepër, me qëllim shmangien e radhës nga ana e klientëve në Qendrat e Kontrollit Teknik, SGS ka shtuar rishtazi një shërbim të prenotimit online në Qendrat e Kontrollit Teknik të Tiranës, i dipsonueshëm në faqen www.automotivealbania.sgs.com, dhe do të mundësojë së shpejti të njëjtin shërbim edhe në gjithë rrjetin e Qendrave të Kontrollit Teknik në Shqipëri.

Shërbimi i prenotimit online do të na ndihmojë të planifikojmë kapacitetet e nevojshme dhe shmangien e problemeve të radhës, duke ofruar në këtë mënyrë një shërbim më të organizuar, të shpejt dhe efikas ndaj klientëve tanë.

SGS u kërkon gjithë klientëve të respektojnë afatet zyrtare për kontrollin e automjetit në mënyrë që të përjashtohet çdo vonesë e cila përbën shkelje të kodit rrugor. “Qëllimi ynë është të ofrojmë një përvojë pozitive ndaj klientëve. Me anë të planifikimit të kontrolleve paraprakisht SGS mund të ndihmojë klientët në hyrjen dhe daljen nga Qendrat e Testimit në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase,” thotë Alexandros Michail, Drejtor i Përgjithshëm i SGS në Shqipëri.

 

Linja SGS

SGS është kompania lider në botë në fushën e inspektimeve, verifikimeve, testimeve dhe çertifikimeve. SGS është e njohur si model i cilësisë dhe integritetit. Me më shumë se 80,000 punonjës, SGS operon një rrjet prej më shumë se 1,650 zyrash dhe laboratoresh në të gjithë botën.

 

SHKARKO APP