Shahini: Duhet të pyesni Ramën pse më largoi në ditën e parë të shkollës

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se nuk e dinte pse Rama zgjodhi ditën e parë të shkollës për ta larguar.

Në një intervistë për emisionin “Open” ajo tha se e kishte diskutuar prej kohësh largimin e saj me Ramën, por nuk kishte lënë afat.

“Unë kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja derisa të gjendej dikush tjetër. A jam shkarkuar? Kam kërkuar të lirohem. Kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit” , tha Shanini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetjes se kishte thënë që do largohej në fund ta mandatit dhe pse Rama e largoi tani, Shahini iu shmang.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pyetjen duhet t’ja bëni kryeministrit. Për mua nuk ishte surprizë. E prisja. U diskutua dhe ndodhi sot. Nuk ka simbolikë që më larguan ditën e parë të shkollës. Për simbolikën duhet të pyesni kryeministrin”, tha Shahini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?