Shahini: Tarifat e përgjysmuara, do subvencionohen nga buxheti i shtetit

Këtë vit studentët që do të ulen për here të parë në auditore do të paguajnë tarifa të përgjysmuara. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini shprehet se në shtator do të zgjerohet kategoria e përfituesve.

Besa Shahini: “Jo vetëm që nuk ka rritje tarifash. Tarifat që botohet nga Universiteti, janë tarifat e vendosura për tu paguar nga një student. Ne atë tarifë ne do ta përgjysmojmë. E subvencionojmë nga buxheti i shtetit. Janë disa grupe interesi që kanë ngritur shqetësime se nuk janë përfshirë ose përfshirja e tyre është vështirësuar ngaqë duhen më shumë dokumente. Dhe ne i kemi marrë parasysh, po bëjmë llogaritjet e nevojshme dhe do i përfshijmë në shtator.”

Sa i përket bursave ato do të vijojnë të akordohen si për ekselentët ashtu edhe për studentët me nevoja të veçanta në vlerën 10 mije lekë në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besa Shahini: “Bursa do marrin studentët ekselentë me notën mesatare 9-10 si edhe gjithë studentët  në nevojë. Bursa është 10 mijë lekë të reja. Në pjesën e parë të vitit kemi pasur problem me studentët që nuk kanë pasur një llogari bankare. Ne i ftojmë studentët të angazhohen këtë vit, ti kenë llogaritë bankare në kohë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Universitet prej muajsh kanë zbardhur tarifat e studimit, më të larta tarifat janë për programet e mjekësisë.

RTV Ora - Shahini:Tarifat e përgjysmuara, do subvencionohen nga buxheti i shtetit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?