Sharon Stone: Statusi im prej “sex-simbol” më largonte nga meshkujt

Divja e kinematografisë, Sharon Stone bvën bilancin e jetës në lidhje me raportet që ka pasur me meshkujt. Ajo i befason të gjithë fansat, teksa thotë se “Shpresoja të më afroheshin më shumë djem.”

Në një intervistë për DailyMirror, Sharon Stone, e konsideruar një prej femrave më seksi të Hollyëood-it, shton më tej se “Statusi im prej një seks – simboli, i ka larguar meshkujt nga jeta ime, më shumë sesa i ka afruar ata,”. I tillë kaq enë rrëfimi i çuditshëm i aktores së famshme, tashmë  57- vjeçe.

Pasi më takonin ata “ja fusnin vrapit”, – ka thënë ajo.

“Njerëzit ishin të frikësuar nga unë,” – ka bërë edhe shaka më tej Stone, teksa rrëfehej për jetën e saj. Në këtë intervistë, aktorja foli edhe për jetën e saj mes karrierës, familjes dhe dashurisë.

Ndërsa tregon se aktualisht të vetmit meshkuj në jetën e saj  janë tre fëmijët e adoptuar, Roan, Laird dhe Quinn.

SHKARKO APP