SHBA lejon homoseksualët të dhurojnë gjak, por me kusht

 

Administrata e Barnave dhe e Ushqimit në Amerikë do t’ua lejojë homoseksualëve që të dhurojnë gjak nëse ata kanë qenë beqarë për jo më pak se një vit.

Homoseksualëve amerikanë, shteti ua kishte ndaluar deri tani që të jepnin gjak për njerëzit në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ka ndryshuar vendimi i marrë rreth 30 vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa aktivistë të të drejtave homoseksuale, e cilësuan si diskriminues rregullin e të qenit beqar për një vit, mirëpo ky rregull është në përputhje edhe me vendet e tjera si Britania e Madhe, Australia dhe Japonia.   Kjo ndalesë ishte bërë gjatë viteve të 80-ta, kur AIDS filloi të përhapej në masë të madhe.

Sipas BBC, grupe të caktuara që merren me dhurimin e gjakut, kanë lobuar vazhdimisht që ky ligj të ndryshojë, për shkak se sipas tyre është shumë i paarsyeshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?