Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Kingji: Shqipëria e angazhuar në rritjen e investimeve ushtarake dhe logjistike

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilloi këtë të premte një takim me zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, gjenerallejtënant Peter Scott.

Në takim u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të kësaj komande në zonën e saj të përgjegjësisë. Kingji shprehu mirënjohjen për mbështetjen e JFC Napolit në përfshirjen e Korridorit VIII në rishikimin e Planeve Rajonale të Evropës Juglindore.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në rritjen e investimeve në infrastrukturën ushtarake dhe logjistike, me qëllim lehtësimin e lëvizshmërisë, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me aleatët, teksa shtoi se, prioriteti i Shqipërisë është qëndrueshmëria dhe siguria në rajon, ndërsa vlerësojmë lart rolin e misionit KFOR në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?