FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehaj ironizon Ramën: Shqiptarët duan ta shohin para drejtësisë, ai ëndërron të luftojë korrupsionin në Gjermani

Agron Shehaj ka një qëndrim për deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani, ku ai tha se ëndërra e tij është që Shqipëria t’i shesë Gjermanisë një sistem me inteligjencë artificiale për luftën kundër korrupsionit.

Shehaj e cilësoi këtë si talljen e fundit të Ramës, duke thënë se ndërsa mijëra qytetarë protestojnë prej 31 ditësh në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ai shkon në Europë për të folur për luftën kundër korrupsionit në Gjermani.

”Edi Rama thotë se do t’i mësojë Gjermanisë si të luftojë korrupsionin! Ironi më të madhe vështirë të gjesh! Njeriu që ka ndërtuar një sistem të kalbur nga korrupsioni, tani shet leksione në Europë. Është në hall të madh”,-shkruan Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?