Shehaj: Puna nga Dumani në krye të SPAK, janë rezultatet më të mëdha të drejtësisë në 35 vite demokraci

Kryetari dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha në Kuvend se rezultatet e shënuara nga kreu i SPAK, Altin Dumani në luftën kundër krimit dhe korrupsionit gjatë 3 viteve të fundit, janë më të mëdha se rezultatet e gjithë drejtësisë shqiptare në 35 vite demokraci.

”Dumani na qenka fajtori dhe këtu nuk i bëjmë një gjyq. Një pjesë e Kuvendit hesht se ia merr urdhrin politik dhe pjesa tjetër mendon se fatkeqësia e këtij vendi është Dumani. Do kishim dashur që kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria të dilte para drejtësisë.

Në 3 vitet e fundit Dumani ka bërë më shumë se çfarë drejtësia ka bërë në 35 vitet e fundit. Kur ka ndodhur që numri 2 i kryeministrit të shkojë në burg? Kritikat duhen bërë me masë. Kush e sheh nga jashtë dhe dëgjon, thotë këta janë çmendur”,-tha Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?