Shehaj: Socialistët janë të lumtur për letrën e Trump, por e njëjta i ka shkruar edhe diktatorit të Bjellorusisë

Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, e quajti turp ardhjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në sallën e Parlamentit.

Shehaj komentoi gjithashtu dhe letrën e presidentit Amerikan, Trump dërguar Shqipërisë për të qenë pjesë anëtare e Bordit të Paqes për Gazën, duke thënë se e njëjta i ka shkuar dhe diktatorit të Bjellorusisë.

”Vazhdon turpi në parlament. Sot ishte ulur zv,kryeministrja për të cilën SPAK ka lëshuar një urdhër-arresti. Sot ka disa ditë që të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës janë të lumtur dhe po shesin një letër që i ka shkuar Ramës, që i ka shkuar dhe diktatorit të Bjellorusisë nga presidenti Trump. Këtë e kanë shpëtim drejtësie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është thjeshtë një mashtrim, e vërteta është se në datën 22 janar GJK duhet të vendosi nëse janë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Rama i trembet këtij vendim dhe përdor gjithçka për të ndikuar në vendimin e GJK. Se e di që nëse pezullojnë Ballukun, mund të pezullojnë dhe Ramës”, tha Agron Shehaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?