Shembet një ndërtesë trekatëshe pa leje në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje, investon për belanë e vet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale videon e shembjes me tritol të një ndërtese trekatëshe në Theth. Aksioni është pjesë e fushatës së qeverisë për lirimin e hapësirave publike dhe luftën kundër ndërtimeve pa leje.
Në mesazhin që shoqëron videon, Rama ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë ata që ndërtojnë në kundërshtim me ligjin.
“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Kryeministri në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

