Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës, reagon policia

Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas kërkimeve intensive të kryera nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. H., 54 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa.  Një ditë më parë, i afërmi i tij kishte kallëzuar në polici mungesën e 54-vjecari,  duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. 54-vjeçaro dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të martën, ditën e përmbytjeve masive në Durrës. Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Njoftimi i Policisë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?