SHËNIM – SERBI – Bashkëpunimi me Kinën një avantazh për të gjithë rajonin
– Kryeministrat rumun, shqiptar, sllovak dhe boshnjak deklaruan sot në Beograd se çelësi për bashkëpunim të mëtejshëm mes Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës është krijimi i projekteve më solide dhe të frytshme.
Në takimin e tretë të krerëve të qeverive të Kinës dhe të Evropës Qendrore dhe Lindore, kryeministri rumun, Victor Ponta, deklaroi se “që nga mbledhja e vitit 2013 në Bukuresht, vendet arritën rrezultate pozitive dhe tani ato duhet të vendosin objektivat për të ardhmen”.
“Ka pasur projekte pozitive dhe të mëdha energjetike me kompanitë Kineze”, tha ai duke shtuar se përpjekjet duhet të drejtohen në fusha të reja dhe vizionare.
Ponta theksoi gjithashtu se “partneriteti me Kinën përfaqëson një avantazh për të gjithë rajonin, dhe është detyra e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore për të hvilluar projekte dhe të gjejnë mënyra sa më efektive për aplikimin e tyre”.
“Rumania gjithnjë ka mbështetur aspiratën Evropiane të vendeve që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së sa më shpejt të jetë e mundur, që është gjithashtu edhe interesi i vetë BE-së”, theksoi ai.
Ndërkohë që kryeministri shqiptar, Edi Rama, falenderoi gjithashtu homologun serb për mikëpritjen e ngrohtë, dhe kryeministrin kinez për fjalimin frymëzues.
“Ende është dimër, por për ne është shumë ngrohtë dhe shpresoj se ky nuk do të jetë një iluzion tjetër, sikurse kemi pasur shumë të tilla gjatë rrugës tonë mes ndryshimeve në dekadat e kaluara”, deklaroi Rama.”Një kapitull i ri është hapur në rajon dhe është e nevojshme që ky të jetë një kapitull i mirëqënies”, shtoi ai.
“Shumë reforma janë ndërmarrë në të gjithë rajonin, ato janë të rënda dhe të vështira dhe vendet nuk i kanë të gjitha kapacitetet e nevojshme”, nënvizoi kryeministri shqiptar duke shtuar se rajoni është vendosur në një pozicion të vështirë për shkak të vështirësive të BE-së në zgjerim.
“Ne gjithashtu jemi duke u përballur me padurimin në vendet tona, që mund ta quajmë ndryshe lodhje nga durimi. Shpresoj se, falë qeverisë kineze, kjo iniciativë do të na ndihmojë të përparojmë më shpejt, në përfitim të të gjithëve”, theksoi Rama.
Kryetari boshnjak i këshillit të ministrave, Vjekoslav Bevanda, u fokusua në rëndësinë që ka bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore
Ndërsa kryeministri sllovak, Robert Fico, foli për projektet që ky vend ka planifikuar me Kinën duke theksuar se do të ndërtojnë një hidrocentral në Sllovaki, mes shumë projekteve të tjera.
(Marre nga ATSH)