SHËNIM – Turqia njofton planveprimin e ri kombëtar për anëtarësimin në BE
Plani i quajtur ”Programi kombëtar për miratimin e kërkesave të Bashkimit Evropian” parashikon edhe risi në legjislacion, që çdo vend kandidat duhet të përmbushë për t’u bërë anëtar i Unionit.Bozkir njoftoi se shtyllat ku qeveria do të mbështetej për plotësimin e kushteve për anëtarësim ishin tre, e para, vendosmëria në procesin e reformave politike, e dyta, vazhdimi i transformimit social-ekonomik gjatë procesit të anëtarësimit dhe e treta efektshmëria në komunikacion.
“Ne kemi shtuar mbi 2 000 ligje në legjislacion gjatë 12 viteve të fundit dhe ky është një zhvillim për të cilin ne krenohemi”, deklaroi Bozkir.
”Që nga viti i kaluar, ne kemi filluar edhe përpilimin e 170 ligjeve të reja”, shtoi ai. ”Programi i fundit kombëtar i planveprimit turk për në Bashkimin Evropian është publikuar në vitin 2008. “Programi kombëtar për miratimin e kërkesave të Bashkimit Evropian” përbën një garanci nga Turqia për Bashkimin Evropian për vazhdimin e reformave të domosdoshme”, tha ai. Faza e parë e programit mbulon periudhën nëntor 2014-janar 2015. Ai parashikon përfshirjen e 36 projektligjeve dhe 142 neneve të legjislacionit sekondar.
”Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është thjesht një proces teknik, por një proces politik”, shtoi Bozkir.Deri tani Turqia ka hapur 14 kapituj, ndërkohë që 17 të tjerë mbeten të bllokuar dhe katër për t’u diskutuar. Gjatë tri viteve të kaluara, Turqia hapi vetëm një kapitull.
Problemi qipriot dhe kundërshtimi gjerman dhe francez për anëtarësim të plotë qëndorjnë si pengesat kryesore përpara anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian