Sherr mes deputetëve të PD-së dhe policisë brenda Komisariatit Nr. 1 të Tiranës, ndërhyn “Shqiponja”

Këtë të shtunë, pas protestës së opozitës në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë ka ndodhur një situatë e tensionuar dhe e paprecedentë. Ka patur një përplasje mes deputetëve të PD-së, familjarëve të protestuesve dhe forcave të policisë.

Nga pamjet e publikuara shihet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”. Brenda komisariatit kanë hyrë deputetët e PD-së Tomorr Alizoti, Besart Xhaferi dhe Bledi Himçi. Forcat Shqiponja i nxorën jashtë deputetët që ishin brenda komisariatit.

Nga mesnata situata është qetësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?