Sherr mes policëve në zonën e ish-Bllokut, zbardhen detajet

Dy efektivë policie, njëri i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe tjetri i Forcës së Posaçme Operacionale janë përfshirë në një sherr, dyshohet për motive banale. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në zonën e ish Bllokut.

Njoftimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka referuar në Prokurori materialet proceduriale në gjendje të lirë në ngarkim të 2 punonjësve të Policisë dhe 1 shtetasi, konkretisht:

– Rigers Iljazi 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”;
– Vladimir Laska 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje”;
– Marjus Iljazi 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”.

Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I., edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë.

 

SHKARKO APP