Sherr në Komision për çështjet e Brendshme, Çuçi përjashton Nokën pasi e ofendoi

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku është i pranishëm kryepolici Ilir Proda për projektbuxhetin e vitit 2026, u pa një situatë tensioni që më pas shkaktoi një vendim. Kryetari i Komisionit, Bledi Çuçi ndërpreu mbledhjen pas debateve me deputetin demokrat Flamur Noka, i cili për disa minuta foli pa mikrofon dhe e ofendoi. Çuçi kërkoi përjashtimin e Nokës me 10 ditë për fyerje të kryetarit të komisionit dhe më pas mbyll mbledhjen. “Kërkoj përjashtimin me 10 ditë, për ndryshe do të merren masa”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?